Ish-kryeministri Sali Berisha, e konsideroi historik vendimin e Gjykatës së Apelit më 11 qershor, që I dha vulën atij, teksa u shpreh se ky ishte një prej objektivave të përmbushur. Në fjalën e mbajtur “online” në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha tha se vështirësitë që kaluam e bashkuan edhe më shumë këtë forcë politike, demokratët. Ndërkohë fitoren e zgjedhjeve e konsideroi objektivin e papërmbushur.