Ka përfunduar procesi i votimit në 33 komuna për zgjedhjen e kryetarëve në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrja sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve pjesëmarrja ishte 40.45 përqind deri në orën 18.30. Pas mbylljes zyrtarisht të procesimit të votimit në orën 19.00, komisionerët nisën me procesin e numërimit.