Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë teksa dy grupimet, ai ‘Alibeaj’ dhe PD e drejtuar nga Berisha, bëjnë aktivitetet të ndarë, lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me anëtarësinë e PD në Mirditë, takim në të cilin është shoqëruar nga deputeti i Kukësit Flamur Hoxha dhe ai i Lezhës, Agron Gjekmarkaj.