Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos. Në këto bashki të qarkut Dibër, u diskutua me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, si dhe rreth masave organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Drejtuesja politike Olta Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian. “Gjithsesi, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS”, theksoi Xhaçka. “Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut”, u shpreh Xhaçka, teksa nënvizoi se puna e çdo socialisti në këtë fushatë është një gur themeli për reformat e mëdha dhe projektet transformuese gjatë mandatit të tretë qeverisës.