Top News – Zgjedhjet e 14 shkurtit/ Kosovë, fushata zgjat vetëm 10 ditë
03/02/2021 15:37

Në Kosovë fushata për zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt zhvillohet në kohë pandemie. 28 subjekte politike garojnë për 120 vende në parlament, ndërsa fushata zgjedhore do të zgjasë vetëm 10 ditë. Në garë janë edhe tre subjekte politike serbe, ndërsa, më e madhja lista Srpska përpos rajoneve tjera të Kosovës të banuara me shumicë serbe, kjo parti është më e strukturuar dhe ka degë në katër komunat veriore të Kosovës.Kryetarja e KQZ, Valdete Daka, u shpreh se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve është një nga proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse për një vend. "Dua të garantoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor dhe sidomos qytetarët tanë, se KQZ-ja mbetet e përkushtuar për organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe me standardet më të mira ndërkombëtare”, tha Daka. Në mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, por edhe në ditën e organizimit të zgjedhjeve janë të përfshirë shumë mekanizma, siҫ janë KQZ, Policia e Kosovës, prokuroria e shtetit dhe Këshilli Gjyqësorë i Kosovës. 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë janë caktuar për mbrojtjen e votës së qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Zgjedhjet për parlamentin e Kosovës zhvillohen në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun e Kosovës, ku që nga viti 2013 proceset zgjedhore si ato lokale dhe të përgjithshme, zakonisht janë ndihmuar edhe nga misioni i OSBE-së. Por kësaj radhe është hera e parë që zgjedhjet në tërë territorin e vendit organizohen vetëm nga KQZ-ja. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që pretendon postin e kryeministrit por që nuk garon në listë për deputet për shkak të problemeve me ligjin, thotë se nën qeverisjen e tij do të investohet për të fuqizuar bizneset dhe prodhimin vendor. Rimëkëmbjen e vendit pas pasojave nga pandemia me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e synon edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK parti kjo që udhëheqi me qeverinë e fundit. Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës PDK, premton mbi 1 miliardë euro për rimëkëmbje ekonomike.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08