53 është numri I partive politike të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit. Këtë të hënë kreu I KQZ, Ilirjan Celibashi miratoi edhe 2 partitë e fundit që kanë shprehur interes, konkretisht Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës, me kryetar Endri Hasën dhe partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) me kryetar Kristo Kiço. REgjistrimi I Koalicionit Euroatlantik mbeti pezull, pasi nukkishte një vendim të formës së prerë nga gjykata për të, ndërkohë partia MEGA për shkak se e pretendonin 2 kryetarë.