Një prej pikave për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një fokus të punës së përditshme është edhe edukimi i zgjedhësve. Rëndësia e votës dhe përgjegjshmëria në kutinë e votimit, ka qenë prioriteti i stafit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili në bashkëpunim edhe me ambasadën britanike në Tiranë, është ndalur në bankat e shkollave të mesme të vendit për të zhvilluar seanca informuese me votuesit për herë të parë. Pse dhe si duhet të votojnë?! Pse është e rëndësishme të votosh dhe vendimmarrja në zgjedhje, si një proces që ndikon në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të një vendi.