Rrjeti Evropain i Organizatave të Monitorimit të Zgjedhjeve,i quajtur ENEMO ka publikuar një raport paraprak për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Në konferencën e mbajtur për shtyp, kreu i misionit ENEMO në Shqipëri, Gianluca Passareli, deklaroi se misioni ka ndjekur votimin në qendrat e zgjedhura të votimit në kryeqytet, por edhe në Elbasan, Durrës dhe Kamëz.