Kryeministri Edi Rama paralajmëron zgjedhje të pjesshme lokale në Bashkinë e Himarës në kushtet kur kryebashkiaku i zgjedhur, Fredi Beleri ndodhet pas hekurave dhe kandidati humbës, Jorgo Goro nuk mund të vazhdojë në detyrë për aq kohë sa nuk ka marrë besimin e qytetarëve. Ky paralajmërim lexohet mes rreshtave të Ramës në Tëitter ku vlerëson vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Posaçme për Fredi Belerin, si një qëndrim korrekt ligjor dhe një konfirmim i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore.