Ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal këtë të martë në Kukës, në një takim me përfaqësues të biznesit. Ndonëse një takim i organizuar nga kandidati për kryetarë bashkie, Emri Vata, Berisha e shfrytëzoi për të folur për politikën qendrore. Sipas ish-kryeministrit, Shqipëria ka taksën më të lartë për litër naftë, e për këtë premtoi se nëse ai do të marrë pushtetin do ta ulë atë. Po ashtu premtoi një rentë hidrike për banorët e prekur nga HEC-et.