Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus kalendarin e punës në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Diskutimet u përqëndruan te ligjet ku do të ndërhyhet, përfshirë këtu edhe Kodin Elektoral, rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe caktimin e ekspertëve pranë komisionit. Komisioni i posaçëm për hartimin e reformës zgjedhore ka një mandate 9 mujor nga Kuvendi.