Top News – Zgjedhje në Maqedoninë e Veriut / Votohet për qeverisjet lokale në 80 komuna dhe Shkup
19/10/2025 11:06

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991. Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Të shtunën votuan të sëmurët dhe personat që nuk kishin mundësi të dilnin në zgjedhje, personat në shtëpitë e të moshuarve, si dhe ata që ndodhen në paraburgim ose janë duke vuajtur dënimin me burgim. Në mesin e numrit të përgjithshëm të shtetasve me të drejtë vote janë edhe 112.000 persona që janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, si dhe 2.162 persona në burg ose paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve. Në gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime. Votimi filloi në orën 07:00 dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konfirmoi se të gjitha vendvotimet janë të hapura. Qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00 dhe më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para. Për 81 poste të kryetarëve të komunave ka 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshilla garojnë mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista. Këta kandidatë janë propozuar nga gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, përkatësisht kandidatura të pavarura. Karakteristikë për kandidatët për kryetarë komunash është dominimi i burrave, të cilët janë 277 ose 89.64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, përkatësisht 10.36%. Numrin më të madh të kandidatëve e ka Qyteti i Shkupit – 16 për kryetar komune dhe 19 lista për këshilltarë. Fushata për këto zgjedhje lokale zgjati 20 ditë – filloi më 29 shtator dhe përfundoi në mesnatën e 17 tetorit, kur filloi edhe heshtja zgjedhore. Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.

Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45