Mjedis i polarizuar në kontekstin shoqëror dhe politik, është vlerësimi I zyrës së OSBE-ODIHR në raportin paraprak për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve mosbesimi në institucione, perceptimet për përhapjen e korrupsionit dhe tensionet mbi identitetin kombëtar dhe përfaqësimin etnik formësojnë mjedisin zgjedhor.