Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar këtë të shtunë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri. Ky takim është zhvilluar menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u morën qëndrime lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Bedri Hamza ka deklaruar se i ka kërkuar Kurtit që presidenti të zgjidhet nga propozimi i PDK-së, duke e cilësuar këtë si ofertën e fundit, ndryshe PDK do tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së presidentit. Nëse Partia Demokratike e Kosovës tërhiqet nga ky process, atëherë rrezikohet kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.`