Përfaqësuesit e opozits në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor të Himarës pretendojnë se janë me qindra qytetarë që u është ndaluar votimi për shkak të kartave të identitetit të skaduara. Sipas kryetarit të KZAZ, që me nisjen e procesit zgjedhor në Bashkinë Himarë, me insistimin e komisionerëve të Partisë Socialiste, dhjetëra zgjedhësve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumenteve të identifikimit të skaduara.