Gjykata e Posaçme ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim ish kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Kapri dhe dy ish bashkëpunëtorë të tij në Bashkinë e Pogradecit u shpallën fajtorë për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me kryerjen e punimeve të një pallati 14 katësh që ndërtohej nga kompania e themeluar nga vetë ish kryebashkiaku, por që administrohet nga vëllai i tij. Sipas dosjes hetimore ndaj tij, Kapri shkeli afatet e lejes së ndërtimit që përfundonte në vitin 2015, duke i zgjatur ato deri në vitin 2017.