Holta Zacaj është anëtarja e nëntë e Gjykatës Kushtetuese. Gjykta e Lartë zhvilloi këtë të hënë procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Pas procesit të votimit, kandidatja Holta Zacaj mori 6 vota, duke u zgjedhur si anëtare e GJykatës Kushtetuese. Zacaj mori po aq vota sa kandidatja tjetër Elsa Miha, ndërsa 3 vota u shpallën të pavlefshme. Gjykata e Lartë caktoi Zacaj pasi ishte kandidatja e parë e rënditur nga KED, për këtë arsye konsiderohet ajo fituese.