Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur gjatë një interviste televizive se do të ishte I gatshëm, të votonte dhe mbështeste një një koalicion mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, nëse një marrëveshje e tillë do të arrihej. Hoxhaj, ish ministër I Jashtëm tha se nuk dëshironte te fliste se kusht mund të ishin emrat që mund të udhëhiqnin qeverinë e dalë nga koalicioni, por deklaroi se PDK-ja është e qartë që do të preferonte Bedri Hamzën për kryeministër.