Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me anë një videomesazh gjatë seancës plenare që do të mbahet ditën e martë. Që prej fillimit të luftës, lideri ukrainas, i kthyer në heroin e rezistencës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë ushtarake dhe humanitare për përballimin e ofensivës ruse.