Top News- Zelensky refuzon atë që pranoi Rama/Kundër planit të ri të Macron për integrimit në BE
21/05/2022 21:47

Cdo alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të ishte një "kompromis" me Rusinë për të shtyrë pafund integrimin e vendit tonë! Ishte kjo deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në përgjigje të planit propozuar nga presidenti francez Emanuel Macron për krijimin e një komuniteti politik europian. Sipas planit të Macron, Ukraina, Shqipëria dhe vendet e tjera që duan t’i bashkohen BE mund të bëhen fillimisht pjesë e këtij komuniteti. Shqipëria e ka mirëpritur tashmë këtë propozim me kryeministrin Edi Rama që deklaroi gjatë vizitës së Charles Michel në Tiranë se kjo ide do të afronte BE me Ballkanin. Por Zelensky thotë se vendet që duan ti bashkohen BE nuk kane nevojë për alternativa ndaj anëtarësimit apo për kompromise të tilla. Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev me kryeministrin portugez Antonio Costa, Zelensky tha se ky propozim do të jetë një tjetër kompromis mes Evropës dhe Rusisë. ‘Unë jam absolutisht i sigurt për këtë. “Është ndikimi dhe presioni politik dhe diplomatik i ushtruar nga zyrtarët dhe lobistët rusë mbi vendimin e një vendi evropian për të mbështetur ose jo Ukrainën”,tha Zelenky Macron e prezantoi planin e tij më 9 maj në Parlamentin Evropian në Strasburg, ndërkohë që po zhvillohen diskutime për fillimin e procesit të anëtarësimit me Ukrainën por edhe hapjen e negociatave Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidenti francez shpjegoi se do të duheshin "dekada" që Ukraina të bashkohej dhe sugjeroi që ndërkohë ajo t'i bashkohej një "komuniteti politik evropian" që mund të përfshijë gjithashtu Britaninë dhe Moldavinë. Plani, që do të diskutohet në një samit të BE-së në fund të qershorit, është kritikuar nga disa liderë, duke përfshirë presidenten lituaneze, e cila thotë se kjo është një manovër për të lejuar Ukrainën të bashkohet shpejt me bllokun.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02