Ukraina do të bëjë gjithçka që në bashkëpunim me Shtete e Bashkuara të Amerikës, t’I japë fund luftës brenda vitit të ardhshëm. Kështu është shprehur presidenti Volodymir Zelensky në një intervistë për mediet e huaja. Edhe pse pranoi se situata në front në Ukrainën Lindore është e vështirë dhe se forcat ruse po përparojnë, ai shtoi se presidenti rus Vladimir Putin, nuk duket aspak i interesuar për një marrëveshje paqeje.