Top News/ Zelenski shtyn NATO-n në luftë / Kërkon më shumë ndihma dhe përfshirje direkte
21/05/2024 11:41

Aleatët perëndimorë po marrin shumë kohë për vendime kyçe për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha presidenti Volodymyr Zelenskiy për agjencinë e lajmeve Reuters, në një intervistë ekskluzive nga Kievi të hënën. Ai tha gjithashtu se po i shtynte partnerët të përfshiheshin më drejtpërdrejt në luftë duke ndihmuar në interceptimin e raketave ruse mbi Ukrainë dhe duke lejuar Kievin të përdorë armë perëndimore kundër pajisjeve ushtarake të armikut që grumbullohen pranë kufirit. Thirrja për të përshpejtuar ndihmën dhe shtyrjen e të ashtuquajturave "vijat e kuqe" të angazhimit në konflikt, pasqyron presionin në rritje me të cilin përballen forcat e Zelenskit në më shumë se 1000 km vijë fronti në verilindje, lindje dhe jug të vendit. Zelenski tha se situata në fushën e betejës ishte "nga më të vështirat" që ai kishte parë që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022. 46-vjeçari foli në përvjetorin e pestë të inaugurimit të tij si president. Ukraina nuk ka shkuar në zgjedhje për shkak të gjendjes së luftës të shpallur pas pushtimit rus. Zelenskiy bëri thirrje përsëri për ndihma më të shpejta ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë. Zelenskiy tha se ai dëshironte që partnerët e tij të përfshiheshin më drejtpërdrejt në luftë, por tha se e kupton se ata tregohen të kujdesshëm. “Është çështje vullneti. Por të gjithë thonë një frazë që tingëllon njësoj në çdo gjuhë: të gjithë kanë frikë nga përshkallëzimi. E ndërkëohë, të gjithë duket sikur janë mësuar me faktin se ukrainasit po vriten...a nuk është ky një përshkallëzim". Ai propozoi që forcat e armatosura të vendeve fqinje të NATO-s të angazhohen për të interceptuar raketat ruse mbi territor ukrainas, për të ndihmuar vendin që të mbrohet. "Rusët përdorin 300 avionë në territorin e Ukrainës. Ne na duhen të paktën 120, 130 avionë për të rezistuar në qiell," tha ai. Ukraina është duke pritur për dorëzimin e F-16 amerikane, që ende nuk kanë mbërritur. Ai tha se nëse vendet nuk mund të sillnin avionët menjëherë në Ukrainë, do të mund ti përdornin ato nga vendet fqinje për të rrëzuar raketat ruse. Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se Kievi po negocionte me partnerët ndërkombëtarë për të përdorur armët e tyre për të goditur pajisjet ushtarake ruse në kufi dhe më tej brenda territorit rus. “Deri më tani nuk ka asgjë pozitive”, tha ai. Presidenti rus Vladimir Putin, do ti konsideronte zhvillime të tilla, si përshkallëzuese.

Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17