Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje trupave ruse që të largohen nga ofensiva e nisur nga trupat e tij afër qytetit strategjik jugor të Hersonit, që është pushtuar nga Rusia që në fillim të luftës. Sipas Zelenskyt, trupat ukrainase janë duke rimarrë kontrollin e territorit të tyre. Gjatë fjalimit të përnatshëm të tij, Zelensky u zotua se trupat ukrainase do të ndjekin ushtrinë ruse “deri në kufi”.