Shtetet e Bashkuara do t'i dërgojnë Ukrainës bomba thërrmuese me rreze të mesme veprimi, një sërë raketash, artileri dhe automjete të blinduara si pjesë e një pakete ndihme ushtarake prej rreth 375 milionë dollarësh, thanë zyrtarët amerikanë të martën. Zyrtarët presin që njoftimi të bëhet publik të mërkurën, ndërsa udhëheqësit botërore mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të shfrytëzojë takimin për të nxitur mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të bindur Shtetet e Bashkuara që të lejojë trupat e saj të përdorin armë me rreze të gjatë për të goditur në thellësi të Rusisë.