Top News/ Zelenski lutet për armë nga vija e frontit / Avdivka ra, gjendje shumë e vështirë në front
20/02/2024 11:33

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se ushtria e tij po përballet me kushte “tejet të vështira” dhe me mungesë municioni në vijat e frontit, pas vendimit për t’u tërhequr nga qyteti strategjik juglindor, Avdivka, me qëllim që të shpëtoheshin jetë dhe armatime përballë një sulmi të fuqishëm nga rusia. “Gjendja është tejet e vështirë tani në disa pjesë të vijës së frontit, ku trupat ruse kanë vendosur burime maksimale”, tha Zelenski pas një vizite në vijën e frontit, ku u takua me trupat ukrainase. “Ata po i shfrytëzojnë vonesat e ndihmave për Ukrainën”, tha Zelensky në një video mbrëmjen e të hënës, duke iu referua lutjeve urgjente të tij për partnerët e Perëndimit për predha shtesë artilerie dhe armë të tjera mbrojtëse dhe sulmuese. Zelensky vizitoi vijën e frontit në qytetin verilindor, Kupianks, ku u takua me liderët e brigadës. Ai e vizitoi këtë komandë vetëm pak orë pasi Rusia mori në dorë fabrikën më të madhe të qymyrit në Avdivka, ku Kievi e pranoi disfatën javën e kaluar duke i tërhequr trupat nga qyteti. Rënia e Avdivkës, dikur qytet i rreth 30.000 banorëve por tani i bërë rrafsh me tokën dhe i shkretuar, në rajonin lindor të Donjeckut, shënon fitoren më të madhe territoriale të Rusisë në nëntë muajt e fundit. Forcat ukrainase raportuan për sulme ruse gjatë natës së kaluar, të cilat duket se kishin për qëllim marrjen e më shumë territoreve në afërsi, si dhe ofensiva të ndara në verilindje dhe në jug të vendit. Ndërkohë, komanda ushtarake perëndimore e Ukrainës tha të hënën se ushtria ruse kishte tentuar përsëri të thyejë pozicionet ukrainase në zonat përreth Zaporizhjas.

Selin ‘sulmon’ Monikën/ Flet Nikol: Unë brenda kam parë një tjetër… | Breaking
06/04 12:36
“Me Malin jashtë jam…”/ Nikol flet për raportin që ka krijuar me ish banorin | Breaking
06/04 12:35
“Me Brikenën kam patur një raport…”/ Nikol ‘godet’ Inën dhe…: E turpshme ajo që bënë me Brikin
06/04 12:35
“Edi Rama del lakuriq”/ Analisti lëshon ‘minën’: Spiropali e Malaj kanë inat personal me të…
06/04 12:28
“Shpifarak/ Berisha la nam”/ Shpërthen analisti: Është në hall/ Ka vetëm një këngë që mund ta…
06/04 12:27
“Jeta është qokë, o Ilir”/ Fiori i përgjigjet analistit, pasi ai e ‘kritikoi’ për…/ Video e plotë
06/04 12:27
‘Ju pret ferri/ Do ju shuajmë’/ Trondisin analistët: Trump do ta kthejë Iranin në epokën e gurit
06/04 11:22
Shkundet Lezha/ Shpërthim i fortë në mesnatë/ Katastrofë për dhjetëra qytetarë që… | Breaking
06/04 10:29
‘Zbulohet’ intriga/ Ja pse Kurti ‘u prish’ me Osmanin/ Analisti: Lufta ka nisur/ Osmani ka kërcënuar
06/04 10:03
Bota në krizë! Lufta nuk ndalet / Shqipëria në kërcënim, amerikanët ngrenë alarmin
03/04 21:27
Fejohen Brikena dhe Mateo?/ Ja mesazhi që i dërgoj daja, zbulohet surpriza e spektaklit
03/04 20:28
Nami! A po trembën turistët e huaj për të ardhur në Shqipëri nga sulmi i mundshëm i Iranit?
03/04 20:23
Selin apo Brikena në finale?/ Gazetarët debat në Breaking për Rogertin
03/04 20:21
“ Do pimë kafe jashtë…”/ Daja i Brikenës mesazh Mateos, ja çfarë i tha
03/04 20:21
Rriten çmimet e produkteve, rreziku nga lufta/ Ekspertët e turizmit flasin në Breaking
03/04 20:20
Rritja e çmimeve si po ndikon në turizëm?/ Ekspertët: Mund të dëmtojë sektorin tonë
03/04 20:05
Lufta rrit biletat ajrore, më pak fluturime, shkak karburantit/ Ekspertët ngrenë alarmin
03/04 20:04
Lufta dhe lajmërimi i Amerikanëve, dëmton turizmin në vend?/ Ekspertët flasin në Breaking
03/04 20:03
Alarmi i SHBA për sulmet nga Irani, masat që merr Shqipëria?/ A do ndikojë te turizmi?
03/04 19:59
Lufta nuk ndalet!/ Irani dhe Izraeli sulme të reja, a po kërcënohet edhe Shqipëria?
03/04 19:24