Top News – Zelenski i lutet Perëndimit: ’Ndaleni Putinin!’ Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë
30/03/2025 13:01

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të shtunën vonë "reagim të fuqishëm" nga partnerët perëndimorë, pasi Rusia i ka shpeshtuar sulmet vdekjeprurëse, përfshirë sulmet ajrore në një spital ushtarak në Harkiv dhe në qytetet Dnipro dhe Krivi Rih. "Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t'i dhënë fund kësaj lufte", tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video. "Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë", shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani. "Ne presim një përgjigje – një përgjigje serioze. Po punojmë për një përgjigje. Nevojitet urgjentisht një përgjigje e fortë – mbi të gjitha nga SHBA-ja, nga Evropa, nga të gjithë në botë që kanë vënë bast mbi diplomacinë. Rusia duhet të detyrohet ta pranojë paqen – vetëm trysnia do të kryejë punë", shtoi ai. Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë "pa një përgjigje të duhur nga Rusia”. “Kjo tregon shumë", sipas tij. Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit. Mbrëmjen e të shtunës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se "terroristët rusë goditën një spital ushtarak në qytetin e Harkivit" me mjete ajrore pa pilot. "Si pasojë e goditjes nga UAV-të e tipit Shahed, ndërtesa e spitalit dhe ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan. Sipas të dhënave paraprake, ka viktima mes ushtarëve që po trajtoheshin në qendrën mjekësore", thuhet në komunikatë. Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se të paktën dy njerëz janë vrarë, por nuk është e qartë në cilën pjesë të qytetit janë vrarë ata. Më herët, një guvernator rajonal tha se një sulm me dronë rusë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër persona dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe në disa shtëpi banimi.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02