Top News/ Zelenski: Evropa nuk ka paqe! Rusia, kërcënim për gjithë kontinentin
07/06/2024 14:22

Paqja në Evropë, që lulëzoi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, është zhdukur si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, dhe Rusia përbën kërcënim për gjithë kontinentin, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Ne jetojmë në një kohë kur Evropa nuk është më kontinent i paqes”, tha Zelensky para Parlamentit të Francës në Paris, të premten. “Ne jetojmë në kohën kur nazizmi po kthehet sërish, fatkeqësisht. Tani në Evropë qytetet sërish po shkatërrohen dhe fshatrat po bëhen hi. Në Evropë ende kemi kampe filtrimi, dëbime dhe urrejtja është bërë kult në Rusi”. Zelenski ndodhet në francë me ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në ceremonitë e shënimit të 80 vjetorit të zbarkimit të trupave aleate në normandi, që është në të njëjtën kohë edhe fillimi i clirimit të evropës nga gjermania naziste. Më vonë zelenski do të takohet edhe me presidentin amerikan, Joe Biden. Gjatë një fjalimi të mbajtur të enjten, Biden tha se bota e lirë është me Ukrainën dhe nuk do t’i nënshtrohet agresionit rus, duke ngritur paralele me luftën e forcave aleate për të çliruar Evropën prej Gjermanisë naziste. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk do ta braktisin Ukrainën, tha Biden. Në ceremoninë përkujtimore nuk ishte ftuar as presidenti rus, Vladimir Putin, dhe as zyrtarë tjerë të Rusisë. Përgjatë bisedimeve të Bidenit me Zelenskyn, tema kryesore e bisedës pritet të jetë synimi i Kievit për t’u anëtarësuar në aleancën me 32 vende anëtare, NATO. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën amerikane Time, Biden ka thënë se nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Top Channel/ Begaj mbledh mësuesit nga gjithë trevat: Jeni ambasadorët tanë më të çmuar
07/03 20:06
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 20:05
Top Channel/ Mesazhi i Presidentit të Emirateve: Do ta mbrojmë popullin dhe vendin tonë
07/03 20:04
Top Channel/ TRONDIT Trump: Sot do godasim fort Iranin! Do i shkatërrojmë!
07/03 20:03
Top Channel/ “Jemi në kohë lufte”, Presidenti i Emirateve mesazh popullit dhe shtetasve të…
07/03 19:52
Top News – Irani paralajmëron qytetarët. ‘Kush publikon pamje të bombardimeve do dënohet ashpër’
07/03 18:30
Top News – Irani po shkatërron radarët e SHBA. Raketat shënjestrojnë ‘sytë’ e ombrellës izraelite
07/03 15:57
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon ashpër Hezbollahun
07/03 15:39
Top Channel/ Ukraina nxjerr në luftë robotët e armatosur: Më efikasë se dronët, nuk bëjnë zhurmë!
07/03 14:59
Top Channel/”Kryeministër i Kosovës të bëhet Thaçi”, Grenell: Pas Hagës, të rikthehet në politikë!
07/03 14:55
Top News – Shahu flet me ‘Hitlerin’. Rrengu i komedianëve rusë ndaj ‘mbretit’ të Iranit
07/03 14:07
Top News – Influencerat e Gazës. Padi ndaj qeverisë izraelite për mosshlyerje detyrimesh
07/03 13:34
Top News – ‘Nuk sulmohet Irani vetëm me Kallashnikov’. Kurdët refuzojnë Trump për ofensivë tokësore
07/03 13:33
Top Channel/ Presidenti iranian i kërkon falje fqinjëve: Ndjesë, por s`ka dorëzim pa kushte!
07/03 13:01
Top Channel/ Tym dhe flakë mbi Liban, Izraeli sulmon aspër Hezbollahun
07/03 12:46
Top Channel/ Hormuzi pothuajse i bllokuar/ Sulmet në Gjirin Persik rrëzojnë trafikun
07/03 12:08
Top News – Kina, gati të ndërhyjë në krah të Iranit. Raportime për ndihmë financiare dhe raketa
07/03 11:56
Top News – Dita e tetë e luftës. Teherani zgjohet nga raketat, Irani godet Tel Avivin
07/03 11:47
Top Channel/ Irani dhe Operacioni Samsoni: Gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit!
07/03 11:32
Top Channel/ Izraeli, valë e re sulmesh në Iran-Trump: Më e keqja s`ka ardhur ende!
07/03 11:30
DIGITALB DIGITALB