Kodi i Ri Penal ridimensionon në disa pika hetimet dhe dënimet për zyrtarët publikë. Aktulisht për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, funksionarët dënohen me burgim deri në shtatë vjet. Ndërkohë në kodin e ri penal, parashikimi ligjor është i ndarë në dy pjesë. Në rastet kur zyrtari publik me dashje dhe qëllim kriminal i shkakton dëm ekonomik institucionit dënohet me burgim jo më shumë se katër vjet.