Finlanda ka hedhur në gjyq tre gazetarë, të cilët i ka akuzuar për zbulim të sekreteve të mbrojtjes kombëtare me anë të publikimit të dokumenteve të klasifikuara. Gazetarët Tuomo Pietilaina, Laura Halmi dhe ushtruesja e detyrës së menaxheres së gazetës “Helsingin Sanomat”, Kalle Silfverberg, janë të akuzuarit. Ata janë deklaruar të pafajshëm. Artikulli i 16 dhjetorit të vitit 2017 në gazetën e përditshme u fokusua në aktivitetet e Qendrës Kërkimore të Inteligjencës Finlandeze, agjenci e inteligjencës ushtarake. Raporti hetimor ka zbuluar vendndodhjen e përafërt dhe detyrat e një njësie të inteligjencës të forcave të mbrojtjes.