Shoqëri që operojnë në sektorin fason hapin dhe mbyllin NIPT-e, transferojnë aktivitetin nga një emër në tjetrin dhe ndryshojnë fiktivisht adresat me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe mospagesën e sigurimeve shoqërore ndaj punonjësve të tyre. Administrata Tatimore njofton se ka zbuluar një skemë mashtrimi me Sigurimet Shoqërore. Subjekte të ndryshme, që operojnë në sektorin fason, të lidhura me njëra-tjetrën, kanë përdorur skemën e hapjes dhe mbylljes së NIPT-eve, kalimin e biznesit nga një emër në një tjetër, me qëllim shmangien e pagesës së Sigurimeve Shoqërore për punonjësit e tyre.