10 mijë euro, 1 mijë dollar dhe 400 mijë lekë janë shumat e parave të grabitura nga 3 personat e maskuar që vodhën një bankë të nivelit të dytë në Koplik të hënën. Policia e Shkodrës vijon kontrollet në kërkim të grabitësve, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Mëgjithëse policia organizoi dhe një operacion për ndjekjen e tyre me helicopter, 3 grabitësit janë ende në arrati.