Ka rënë në prangat e policisë së Librazhdit një person pasi dyshohet se kishte kultivuar 150 fidanë narkotikë kanabis sativa në fshatin Spathar. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në rrethin e Librazhdit.