Presidenti i SHBA-së Joe Biden është lederi I fundit që ka konfirmuar se po planifikon të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës. Ndërsa ende nuk janë bërë të ditura planet zyrtare për funeralin e saj, ceremonia pritet të zhvillohet brenda 10 ditëve pas vdekjes së saj. Monarkja 96-vjeçare vdiq të enjten në Balmoral, Skoci, e rrethuar nga anëtarët e familjes mbretërore. Homazhet për sovranen kanë vërshuar nga e gjithë bota, duke përfshirë Biden, i cili e përshkroi atë si një “grua shteti me dinjitet dhe qëndrueshmëri të pakrahasueshme”.