Abas Rabi nga Lazarati, person me precedentë penalë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në kuadër të një megaoperacioni të Interpolit të zhvilluar në Serbi, Greqi, Spanjë e Bosnje Hercegovinë. Nga ky operacion kanë ranë në pranga 10 persona në Serbi, Spanjë e Greqi, ndërsa 17 të tjerë rezultojnë në burgjet e Serbisë, Malit të Zi e Turqisë. Sakaq janë shpallur në kërkim 12 persona të tjerë.