Kosova u trondit të enjten nga alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, u cili coi në bllokimin e një zone të gjërë të kryeqytetit si dhe evakuimin e dhjetëra njerëzve. Sipas policisë, njoftimi për eksploziv erdhi përmes një telefonate anonime në të cilën u tha se një person kishte vendosur mjet shpërthyes në stacion. Pas evakuuimit të zonës nga organet e rendit, u zbulua se ky ishte në fakt një alarm i rremë Megjithatë, sipas burimeve të mediave në Kosovë, kërcënimi me bombë erdhi nga një ekstremist serb i identifikuar si Zoran Kovacevic.