Informacione në lidhje me lëvizjet e të shumëkërkuarit Talo Çela janë bërë publikë nga “Homeland Justice”, pas hakërimirit të faqes së e-mailit të Gledis Nanos. Ky I fundit, në rolin e Drejtorit të Anti-Terrorit, njoftonte Policinë Kriminale për lëvizjet e Talo Çela në dy raste në kryeqytet. Në datë 25 korrik, ai është parë në makinë së bashku me një grua dhe një fëmijë. Ndërsa më 5 Gusht 2021, pas orës 20.00, ai ka shkuar në një hotel tek Rruga e Dibrës, ku shoqërohej nga tre persona që e ndiqnin me makinë, ndërsa vetë ishte në një automjet tjetër tip “AudiQ8”.