Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë që përdorej për përgatitjen dhe ndarjen në doza të lëndëve narkotike, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre. Gjatë operacionit "Drug base", janë sekuestruar 1 kg e 276 gram kanabis, lëndë narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Për këtë rast është arrestuar një person, banues në Tiranë, i cili ishte posedues i këtyre lëndëve narkotike.