Është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së Hajdar Ismajlgecit, 40 vjeçarit, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Azem Hajdari” në Babrru. Sipas dëshmive të banorëve, ai është parë duke u larguar në këmbë nga vendngjarja, i përgjakur gjë ka ngritur dyshimet e para mbi të. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po analizon lëvizjet e tij përpara dhe pas ngjarjes. Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu disa prova materiale në terren, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe në kapjen e autorit.