Dhjetëra uniforma të njësive speciale serbe dhe asaj të Kosovës u zbuluan në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviçit . Në një postim në Facebook, ministri i Brendshëm I Kosovës, Xhelal Sveçla tha se policia e zhvilloi aksionin pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ai e cilësoi rastin si një tentativë të Serbisë për të destabiliuzuar vendin.