Një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia drejt Shqipërisë është zbuluar nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit të koduar “Silent Crossing”. Operacioni u ndërmor pas kallëzimit të një shtetasi grek, i cili raportoi se më 28 qershor gjatë natës, në ishullin e Korfuzit i ishin vjedhur dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf, me dyshimin se ato ishin trafikuar në Shqipëri.