Pas aksionit të Policisë së Kosovës në një shtëpi në Zveçan, ku u zbulua një bazë armatimi, ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti. Nëpërmjet një poistimi në ‘X’, kreu i qeverisë së Kosovës e quajti aksionin një fitore të sundimit të ligjit dhe sigurisë, teksa publikoi edhe foto nga arsenali I armëve të konfiskuara.