Top News – Zbrapsen talebanët në disa zona/ Kundërshtarët e tyre marrin territorin në kontroll
21/08/2021 11:44

Luftëtarë opozitarë, besnikë ndaj qeverisë së përmbysur të Afganistanit rimorën të premten tre zona veriore nga talebanët, vetëm disa ditë pasi grupi islamik rivendosi kontrollin e tij mbi pjesën më të madhe të vendit. Llogaritë pro-talebanëve në median sociale konfirmuan përmbysjen ushtarake në provincën Baghlan në veri. Ata thanë se të paktën 15 luftëtarë talebanë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në atë që e përshkruan si tradhti të amnistisë së shpallur për anëtarët e ish-qeverisë afgane. Abdul Hamid, komandant lokal i asaj që u përshkrua si një kryengritje kundër talebanëve, tha në një video-mesazh nga Andrabi, një nga zonat e sapo-marra, se forcat e tij po përparonin drejt një rrethi tjetër aty pranë, duke u zotuar të kapte të gjithë Baghlanin. Njoftohet se talebanët kanë dërguar forcat e tyre në Andrab për të organizuar një kundërsulm. Sulmi i së premtes erdhi vetëm disa ditë pasi Amrullah Saleh, i cili shërbeu si zëvendësi i parë i Presidentit të arratisur Ashraf Ghani, u zotua se do të organizonte një rezistencë të fortë ndaj talebanëve nga provinca e tij e Panshirit. Zoti Saleh është vetë-shpallur president i përkohshëm, duke cituar kushtetutën afgane, pasi zoti Ghani u largua nga vendi dhe iu ofrua azil nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, udhëheqësit talebanë kanë zhvilluar bisedime me ish-rivalët afganë në Kabul me premtimin se po përpiqen të formojnë një "qeveri gjithëpërfshirëse islamike" për të drejtuar vendin e shkatërruar nga konfliktet. Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare i kanë paralajmëruar talebanët se në qoftë se nuk përpiqen për një qeverisje gjithëpërfshirëse, vetëm do të zgjasin luftën civile në Afganistan dhe se vendet e tjera nuk do ta njohin një qeveri të tillë. Talebanët janë zotuar për një qeverisje ndryshe nga ajo e ndjekur kur ishin në pushtet 1996-2001, duke premtuar se do të respektojnë të drejtat e grave dhe do t’u lejojnë atyre të punojnë dhe të arsimohen në përputhje me ligjin islamik.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58