Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushte dhe të jetë zbatim i plotë. Kurti u takua të dielën me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.