Policia greke ka zbardhur vrasjen e 47-vjeçarit Artur Bashimi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit në Athinë. Në pranga ka rënë një 27-vjeçar grek, përdorues droge, i cili ka pranuar se e kreu ekzekutimin kundrejt një shpërblimi prej 15 mijë eurosh. Sipas dëshmisë së tij, urdhri për vrasjen është dhënë nga burgu, ndërsa ai nuk e njihte porositësin dhe as arsyen e ekzekutimit. Në momentin e sulmit, autori ishte i veshur me rroba të errëta, kaskë dhe doreza për të shmangur gjurmët. Ai e qëlloi Bashimin një herë në gjoks, ndërsa tentativa për të qëlluar sërish dështoi për shkak të bllokimit të armës.