Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e Edmond Papës, ngjarje kjo e ndodhur në datë 16 dhjetor në kryeqytet. Në kuadër të operacionit “Sytë e Shqiponjës”, policia vuri në pranga Albano Velon, 30 vjeç, lindur në Këlcyrë të Permetit dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” .