Policia ka zbardhur vrasjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij më 19 shkurt në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Si autor i dyshuar i krimit, blutë e Vlorës kanë arrestuar 23-vjeçarin Shazi Ahmetaj, banues në Kolonjë të Lushnjës, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes. Në pranga është vënë dhe 30-vjeçari Mateo Kiptiu, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin për tu fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.