Policia ka zbardhur ngjarjen e 10 marsit, ku u hodh në erë automjeti i Oltjon Klosit, në rrugën “Vasil Ndocka” në Tiranë. Shtatë persona janë arrestuar, nën dyshimin se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal në vendosjen dhe shpërthimin e eksplozivit. Në pranga kanë rënë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama, 24 vjeç dhe Eklips Leti, 27 vjeç, të akuzuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa Glentjan Kojtari, 29 vjeç, Dorjan Hamolli, 34 vjeç dhe Geris Molla, 19 vjeç, akuzohen për “Përkrahje të autorit të krimit”. Sipas hetimeve, Jurgen Gjonaj është personi që vendosi dhe shpërtheu lëndën eksplozive në automjet, teksa më pas. Ai dyshohet se është ndihmuar nga tre të arrestuarit e tjerë, të cilët i kanë siguruar fotot dhe vendndodhjen e makinës, biçikletën me të cilën lëvizi autori, banesën ku u strehua si dhe sasinë e eksplozivit.