Është gjendur pas 9 ditësh kërkime Ersida Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve në Durrës, e cila u denoncua si e zhdukur nga familjarët e saj. 30 vjecarja u kthye vetë në shtëpi këtë të martë dhe bëri një denoncim në polici se shtetasi Marjus Musaku e ka mbajtur atë peng për 10 ditë në një hotel në zonën e ish kënetës në Durrës. Dyrmishi shtoi se 37 vjecari nga Lushnja, e ka kërcënuar këtë të fundit me thikë dhe me jetën e familjarëve të saj si dhe ka e dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj.