Pas rreth dy vitesh e gjysmë të grabitjes së 480 mijë eurove në banesën e biznesmenit grek, policia ka mundur të arrestojë dy prej anëtarëve të bandës. Në kërkim është shpallur një bashkëpunëtor I tyre ndërsa dy grabitës të tjerë ende nuk janë identifikuar nga ana e autoriteteve fqinje. 5 anëtarët e bandës kriminale, në nëntor të 2019 hynë në banesën e biznesmenit grek dhe pasi e kishin lidhur me kravatë atë dhe dy punonjës teë familjes, çmontuan dhe hoqën kasafortën e cila kishte 400 mijë euro para cash së bashku me paundë dhe bizhuteri. Në total autorët asokohë grabitën 480 mijë euro.