Pas refuzimit të Sali Berishës për t’u paraqitur për çështjen e 21 Janarit, SPAK priti ditën e zbatimit të masës së sigurisë për dosjen Partizani ku kreu demokrat është I pandehur, për t’I dhënë zarfin e një tjetër hetimi. Pas pretendimeve të Berishës se nuk ka marrë një zarf nga SPAK, prokurorët ia dhanë në dorë në ditën kur ai u paraqit në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga GJKKO. Por Berisha mohoi edhe njëherë që të kishte marrë një fletëthirrje.